“Ne do të shkojmë në Europa League për ta fituar atë”. Është fraza e përsëritur disa herë nga protagonistët te Milani menjëherë pas suksesit ndaj Njukastëll, që i lejoi kuqezinjtë të qëndronin në Europë.

Milani do ta nisë nga raundi i 1/16-ave, teksa shorti i së hënës i cili do të hidhet në orën 13:00, në Nion, do të përcaktojë sfiduesin e 19 herë kampion i Italisë. Vazoja që përmban emrin e kundërshtarit të ardhshëm përbëhet nga 7 klube, ato që përfunduan në vendin e dytë në grupet e tyre përkatëse të Europa League.

Më konkretisht Frajburg, Marseja e Xhenaro Gatuzos, Sparta E Pragë ku aktivizohet Qazim Laçi, Ren, Tuluz, Karabaku i Rexhon Xhixhës dhe Sportingu i Lisbonës. /P.sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: