Një zjarr i madh përfshiu hotelin luksoz Mandarin Oriental në qendër të Londrës këtë pasdite

Shtëllunga të mëdha tymi u panë në qiellin e kryeqytetit anglez që dilnin nga hoteli në rrugën Uilliam Street, Knightbridge, ku nata arrin çmimin 600 paund.

Brigadat e Zjarrit të Londrës thanë se rreth 20 zjarrfikëse dhe 120 trupa u grumbulluan në vendngjarje për të luftuar me flakët.

Mes të evakuuarve ishte dhe këngëtari i njohur Robie Williams, i cili përmes një postimi në story në Instagram lajmëroi se të gjithë njerëzit ishin mirë dhe askush nuk ishte lënduar.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb