TIRANË- Deputeti Flamur Noka ka publikuar sot në faqen e tij në “Facebook” foton e pajisjes së zbuluar dhe kapur dje në Rinas.

Noka ka shkuar se kjo është një pajisje përgjimi IMSI Catcher, e njëjtë me pajisjen e shumëdiskutuar për të cilën opozita deklaroi se policia e kishte përdorur në kundërshtim me ligjin për përgjimin e zyrtarëve më të lartë në vend.

“Skandal. Sot siguria kombëtare në këtë vend është term inekzistent. Skandali që provokoi futja e IMSI CATCHER sot mori përmasa të frikshme. Kapet në Rinas një shtetas i huaj në tentativë për të nxjerrë jashtë vendit një pajisje përgjimi IMSI CATCHER. Policia e mban të fshehur që nga dita e djeshme pasdite dhe pajisjen e kanë dërguar në kundërshtim të ccdo procedure në zyrën e Ccipës. Nuk dihet se sa kohë ka operuar kjo pajisje por një gjë është e sigurt që ka hyrë e ka dalë disa herë dhe që sapo iku Saje Qorri u ngutën ta largojnë nga Shqipëria. Gjithashtu i bëj thirrje prokurorisë të ndërhyjë urgjentisht në sekuestrimin e pajisjes sa nuk është vonë e të zbardhë përdorimin e saj dhe krimin e dyshuar të përgjimeve të bëra. Kjo është pajisja”, shkruan Noka.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: