Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
BOTËRORI RUSI 2018 LAJME KALENDARI REZULTATE

Floriana Garo bëhet nënë për herë të parë, vjen në jetë Adia

garo

Floriana Garo ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, ne një spital në Gjenevë të Zvicrës.

Ish Miss Shqipëria 2012 dhe ish-moderatorja e “Jo vetëm modë” ka ndarë me fansat e saj në rrjetet sociale lajmin e ardhjes në jetë të vajzës, të cilën e ka quajtur Adia.

Me një foto ku tregon dorën e vogël të bebes dhe të sajën ajo ka komentuar: Adia jone e shtrenjte erdhi ne jete me 12.03.2018! E bekofte Zoti përgjithmonë dhe u rritte e forte, e shendetshme dhe plot dhembshuri! Faleminderit te gjitheve per urimet e perzemerta!Vajza ka lindur në 12 mars por bukuroshja e ka dhënë sot lajmin e bukur.

Kujtojmë që Garo e ka vajzën nga lidhja e saj me Enis Daci, një djalë shqiptar, por i transferuar në Zvicër ku ushtron profesionin e avokatit.
(da.xha/BalkanWeb)