Ujqit e dëborës kanë arritur të mposhtin ekipin e Kukësit duke mbajtur vendin e parë dhe u konfirmuan si ekipi pretendent për të fituar kampionatin. Ndeshja në Korçëka përfunduar 2-1 për Skënderbeun.

Ishin vendasit që shënuan të parët, me Takun, por i shpejtë ishte reagimi i Kukësit, me Gurin vetëm pas disa minutash. Pjesa e parë, u mbyll në shifrat e barabarta, 1-1.

Më pas, sfida u ndez me fillimin e të dytës, dhe të dyja ekipet patën raste për të shënuar. Guri kishte shansin e artë, por Shehi bëri mrekullinë, dhe e ndali. Më pas, ishte një gol i Xhejms, që çoi përsëri në avantazh korçarët. Deri në fund, nuk pati më histori, dhe ekipi i Ilir Dajës menaxhoi avantazhin.

Skënderbeu tashmë qëndron në vendin e parë, me 31 pikë, ndërsa Kukësi, pas fitores edhe të Kamzës, zbret në vendin e 3-të, me 22 pikë, shkruan PanoramaSport.

MINUTË PAS MINUTE
86’ Zëvendësimi i parë për Skënderbeun. Largohet Gavazaj, në lojë Beneiam.
84’ Largohet edhe Imami për Kukësin, në lojë Joti.
78’ Milinkoviç largon Idrizin, në vendin e tij i riu Koldashi.
72’ Vangjeli ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, dhe kështu Skënderbeu mbetet me 10 futbollistë.
69’ Zihet në befasi mbrojtja e Kukësit, dhe Xhejms i gjendur përballë me Koliçin, nuk fal, dhe shënon golin e dytë për Skënderbeun.
64’ Godet Radas nga goditja e dënimit, por Koliçi grushton.
64’ Largohet Ethemi, në lojë Shtubina.
62’ Ndëshkohet Ethemi me të verdhë.
61’ Guri ka rastin e artë për të përmbysur rezultatin, por Shehi bën mrekullinë.
52’ Musolli ndëshkohet me karton të verdhë, për një ndërhyrje ndaj Gavazajt.
46’ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. Skënderbeu 1-1 Kukësi
45’ 1 minutë shtesë.
43’ Barazon Sidrit Guri. Pas një harkimi të gjatë të Bakajt, Guri është harruar në zonën e korçarëve, dhe me kokë ka mposhtur Shehin.
39’ Vangjeli ndëshkohet me karton të verdhë.
36’ Shënon Afrim Taku, pas një depërtimi brenda zonës së Nimagës, i cili lë topin për Xhejms, dhe ky i fundit shërben Takun, i cili nuk fal përballë Koliçit.
31’ Godet me kokë Guri, por nuk gjen shënestrën e duhur.
27’ Taku ka rastin më të mirë për të shënuar, por godet pak jashtë shtyllës.
25’ Shehi shpëton portën, pas një goditje dënimi nga ana e Kukësit.
20’ Koliçi shpëton portën e Kukësit, pas një harkimi drejt portës të Radasit.13’ Lilaj godet nga një distancë e largët, dhe topi shkon shumë pranë portës.
10’ Xhejms jep një top në qendër të zonës, pas një vertikalizimi, por Ethemi spastron zonën.
9’ Godet edhe Radas nga goditja e dënimit, por topi devijohet në këndore.
4′ Godet Bakaj nga goditja e dënimit, por topi devijohet në goditje këndi, edhe pse shkon rrezikshëm drejt portës.
1′ Ka nisur takimi. Topin e parë e luan Kukësi.

LIVE| Skënderbeu 0-0 Kukësi

FORMACIONET ZYRTARE
Skënderbeu-Kukësi
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Nimaga, Lilaj, Muzaka, Taku, Xhejms, Gavazaj. Trajner: Ilir Daja

Kukësi: Koliçi, Idrizi, Hoxha, Shameti, Rrumbullak, Musolli, Imami, Ethemi, Kale, Bakaj, Guri. Trajner: Mlladen Milinkoviç

Gjyqtar: Juxhin Xhaja

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb