Danimarka nuk ka shkruar më shumë se një barazim në takimin e dytë të grupit në Botëror. Skuadra europiane është ndalur në një barazim 1-1 me Australinë pavarësisht se kaloi e para në avantazh.

Takimi u zhbllokua në minutën e 7-t nga Eriksen i cili realizoi një gol shumë të bukur. Me kalimin e minutave Australia përmirësoi lojën dhe pak para fundit të pjesës së parë barazoi shifrat.

Në fraksionin e dytë të lojës Danimarka ishte më kërkuese por nuk e gjeti golin. Me këtë rezultat skuadra europiane mban vendin e parë me 4-r pikë, 1 më pak se Franca që luan në orën 17:00 kundër Perusë.

[team_standings 796682]

Danimarke 1-1 Australi

Komenti ndeshjes

90+3′ Përfundon takimi

46′ Nis pjesa e dytë

45+2′ Mbyllet pjesa e parë

38′ Jedinak barazon takimin falë një penalltie të ekzekutuar saktë

7′ Christian Eriksen kalon në avantazh Danimarken me gol spektakolar

1′ Ka nisur ndeshja

Formacionet zyrtare:

Danimarka: Shmaikëll, Larsen, Kristensen, Kjaer, Dalsgard, Erksen, Sisto, Shone, Delanei, Jorgensen, Poulsen

Trajner: Hareide

Australia: Ryan, Milingan, Behiç, Sainsburi, Risdon, Jerdinak, Moi, Rogiç, Kruse, Leski, Nabut

Trajner: Van Marvik

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb