Uruguai ka fituar edhe ndeshjen e dytë të Grupit A duke siguruar kualifikimin për fazën me eliminim direkt. Amerikano-latinëve u ka mjaftuar një gol i Suarez në minutën e 23-t për të marrë 3 pikët kundër Arabisë Saudite.

Futbollisti i cili luan me Barcelonës përfitoi në minutën e 23-t pas një dalje të gabuar të portierit, për të vulosur takimin.

Nga ana tjetër Arabia Saudite i bashkohet Egjiptit si dy skuadrat e para që i japin fund Botërorit.

Uruguai 1-0 Arabia Saudite

Komenti i ndeshjes

46′ Nis pjesa e dytë

45+2′ Përfundon pjesa e parë

23′ Një dalje e gabuar e portierit pas një goditje këndi i kushton shumë Arabisë. Suarez nuk fal me portën e boshatisur

1′ Nis ndeshja në “Rostov Arena”

Capture

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb