Ferrari rikthehet fuqishëm duke siguruar kështu trofeun. Sebastian Vettel fitoi sot garën e hapjes së sezonit të ri të Formula 1 (Australian Grand Prix) duke kaluar Lewis Hamilton (Mercedes).

Vettel e nisi garën pas Hamiltonit, por arriti ta parakalojë në xhiron e 24-t nga 57 xhiro që ka cirkuiti i Melburnit. Hamilton, i cili bëri një ndalesë në xhiron e 18-të për të ndërruar gomat, u pengua edhe nga Max Verstappen (Red Bull), çka ishte edhe momenti kryesor i garës së sotme.

Ferrari nuk fitonte një garë që nga Singapore Grand Prix, më 20 shtator 2015. Valtteri Bottas (Mercedes) u rendit i treti dhe i katërti Kimi Raikkonen (Ferrari).
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: