LONDER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër, ku tre persona kanë humbur jetën pasi janë përplasur nga një tren. Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm në jug të Londrës. Viktimat mësohet se janë tre burra, ndërkohë që nuk dihet identiteti i tyre.
BBC shkruan se ngjarja mbetet e paqartë, ndërsa pranë vendit të aksidentit u gjetën disa kuti me llak. Hetuesit mendojnë se mund të bëhet fjalë për disa grafistë.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të fjalës.
(ed.me/BalkanWeb)