Një ngjarje e rëndë tronditi sot botën e futbollit në vendin tonë, por jo vetëm, teksa u raportua se Migen Memelli, trajneri i ekipit U-17 të Tiranës, është sulmuar me thikë nga një prej prindërve të futbollistëve që ai drejton.

Kjo ngjarje prodhoi disa reagime, ndër të cilët së fundmi edhe klubi i Partizanit. Të kuqtë, të cilët njihen si kundërshtarët më të mëdhenj të klubit të Tiranës kanë lënë mënjanë konkurrencën sportive edhe për faktin se Memelli ka qenë një ish-lojtar i tyre dhe nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale kanë dënuar aktin e turpshëm.

Statusi i Fk Partizanit

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb