Brazil – Djali i legjendës braziliane të futbollit, Pele është dënuar me 12 vite e 10 muaj burg. 47-vjeçari Edson Cholbi Nascimento i njohur ndryshme me emrin Edinho është djali i madh nga 7 fëmijët e legjendës së futbollit.

Dënimi ndaj tij u dha të premte. Çështja për të cilën akuzohet Edinho daton që nga viti 2005, kur ai u arrestua së bashku me 17 të tjerë në një proces në të cilin ai është akuzuar për pastrim parash dhe trafikim të drogës shkruan BBC.

Ish- portieri dhe trajneri, i dënuar edhe tre herë më parë, përfitoi ulje dënimi, pasi dënimi fillestar për të u kërkua 33 vite burg. Në atë kohë, Edinho mohoi të gjitha akuzat, por pranoi se kishte probleme me drogën, si një konsumator, dhe se i kishte borxh të holla një miku.

Miku i tij është identifikuar si udhëheqës i një bande të drogës që vepron në Santos. Gjyqtari mbylli procesin me akuzat e trafikimit të drogës dhe mbështetjen e trafikut të drogës, por përfundoi i dënuar për pastrim parash.

Edinho ka qenë portier i Santosit për shume vite. Pas daljes në pension si futbollist 47-vjecari ka drejtuar disa ekipe të vogla në San Paolo. Ndërkohë babai i tij, Pele ende nuk e ka komentuar dënimin e djalit.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb