Klajdi Pupa dhe Florian Thana një ditë pasi grabitën dy karburante në autostradën Tiranë-Durrës, drekuan në një restorant. “Përshëndetje nga unë dhe Klajdi Pupa. Ju lutem mos na ngacmoni se jemi familjarë,” shkruan Florian Thana në adresën e tij në Facebook.

Dy të rinjtë, Pupa dhe Thana, përkatësisht 20 dhe 19 vjeç, u vunë në pranga nga policia e Shijakut ditën e sotme. Ndërkohë një tjetër 20-vjeçar, Bajram Kumacaku është shpallur në kërkim, i dënuar më parë për vjedhje.

cunat3

Sipas policisë të tre këta persona në periudha të ndryshme kohore kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve pika karburanti në autostradën Tiranë-Durrës, tek “Mbikalimi i Fllakës”, duke marrë shuma të ndryshme parash, konkretisht:

1. Më datë 12.12.2016, rreth orës 02:50, shtetasit e mësipërm dyshohen se nën kërcënimin e armës i kanë marrë xhiron ditore rojeve të një karburanti, në afërsi të mbikalimit të Fllakës, rreth 150 000 – 200 000 lekë.
2. Më datë 09.01.2017, dyshohet se nën kërcënimin e armës dhe me maska kanë vjedhur dy karburante në të dy krahët e autostradës dhe më pas janë larguar me një mjet tip “Golf”.

Gjatë deklarimit të dhënë para Oficerëve të Policisë, autorët kanë pranuar dhe shpjeguar mekanizmin e kryerjes së grabitjeve.

 


(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb