Skuderia e famshme italiane e Formula 1, Ferrari, ka prezantuar sot makinën e re me te cilën do të garojë në sezonin e ri që do të nisë me 25 mars.

Njëvendëshja kokëkuqe që do të pilotohet nga Vettel dhe Raikkonen do të kërkojë rikthimin te titulli kampion që mungon prej 10 vjetësh. Ndërkohë sot ka hequr mbulesën për të prezantuar telajon e makinës së re, e cila është më e kuqe se kurrë. Ndryshimi është se do të mungojë e bardha.

Stafi teknik drejtohet nga Mattia Binotto, ndërsa projektues është Simene Resta. Aerodinamika i është besuar spanjollit David Sanchez, ndërsa poëer unit është realizuar nga Claudio Lotti. Ferrari do të nisë testet më 26 shkurt në Montmelo.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: