Tirana e ka nisur me humbje serinë e miqësoreve në Antalja. Bardheblutë sot u mundën 2-0 nga kazakët e Akzhajikut.

Tirana

Sipas njoftimit të klubit në “Facebook”, skuadra e Mirel Josës bëri një ndeshje të mirë, por shtylla dhe portieri kundërshtar i mohuan golin në tre raste.

Tirana miqesore Antalja

Ndërkohë, kundërshtarët shfrytëzuan mundësitë e krijuara duke ndëshkuar bardheblutë në minutat 73’ dhe 82’.

Tirana - Akzhajik

Të padisponueshëm për arsye dëmtimi ishin mesfushori Dorian Kërçiku dhe mbrojtësi Gentian Muça, ndërsa në pjesën e dytë u aktivizua sulmuesi moldav Petru Leuka, i cili është në provë.

Tirana miqesore Turqi

Tirana e nisi lojën me këtë formacion: Bakaj; Turtulli, Domgjoni, Deliaj, Hoxhallari; Daja, Karabeci, G. Lika; Halili, Romuald, Ede. U aktivizuan: Nuriu, Peci, Leuka, Akua, Teqja, Bajrami.

Tirana Antalja

Provën e radhës skuadra kryeqytetase do ta ketë më 15 janar përballë Tobolit po nga Kazakistani./panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: