Futbollisti i kombëtares shqiptare, Azdren Llullaku, nga dita e sotme është një lojtar i lirë pasi ka ndërprerë kontratën me ekipin Kazakistanas të Astana-s. Që pas transferimit nga Rumania mesfushori nuk ishte përshtatur mirë dhe huazimi te Tobol duket se nuk shërbeu shumë.
dcv-470x277
Në ‘instagram’ Llullaku shkruan: “Sot mbylla aventurën me Astana-n. Dua t’i them faleminderit tifozëve, klubit, lojtarëve dhe te gjithëve që punojnë dhe duan Astana-n. Paçi fat për gjithçka! Jam në borxhe me Kazakhistanin”.

Por duke iu referuar postimeve të futbollistit, duket se ai nuk do të qëndrojë për një kohë të gjatë pa skuadër. Disa orë më pas, Llullaku ka postuar një tjetër foto në ‘instagram’, ku shfaqet duke udhëtuar në Stamboll. Me shumë mundësi Turqia do të jetë destinacioni i radhës për futbollistin.
istambul
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb