Një tjetër rreze shprese në errësirën e tragjedisë. Pas nxjerrjes së gjallë të gjashtë 6 personave, mes tyre edhe 2 fëmijë, në brendësi të hotel “Rigopiano” në Pescara vjen një tjetër lajm i gëzueshëm.

Lupo e Nuvola, dy qentë që kanë lindur në ambientet e hotelit, Rigopiano, ku mëngjesin e së enjtes e përpiu orteku i borës, u nxorën të gjallë. Lajmi u bë i ditur nga Martina Rossi, e cila punonte në barin e hotelit, me anë të një njoftimi në Facebook.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb