Kryeministri Rama ka përfunduar vizitën e tij në Kosovë dhe ka shijuar i qetë kafen e së dielës vetëm pak metra larg protestës që po zhvillohet nga Partia Demokratike përballë zyrës së tij në Kryeministri.

Siç shikohet edhe në këtë foto të siguruar nga Opinion.al, Rama po shijon i qetë kafenë e mëngjesit në Hotel Rogner, pa u bezdisur nga protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e tij.

Rama shfaqet në këtë foto në krah të deputetit të PDIU-së Aqif Rakipi. Hera e fundit ku kryeministri Rama është shfaqur në publik me deputetin Aqif Rakipi, ishte në kohën e reformës në drejtësi, kur Rama flitej se po kërkonte mes deputetësh numrin 71 për një qeveri pa Ilir Metën.

Vetëm pak ditë më parë Prokuroria nxori një listë me disa prej deputetëve nën hetim, në zbatim të ligjit të dekriminalizimit mes të cilëve ishte edhe Aqif Rakipi. Në një reagim pas publikimit të listës, Rakipi tha se është ‘i pafajshëm’ dhe nuk ka bërë asgjë.

“S’di të kem bërë asgjë, Prokuroria t’i bëjë verifikimet. Prokuroria le të dalë në konkluzion po të ketë gjë. Kanë kaq kohë me ketë punë, po të kishin gjë e kishin dhënë. Unë nuk kam asgjë për të fshehur”, është shprehur Rakipi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: