SHBA – Dy foshnja të quajtur Romeo dhe Zhuljeta kanë lindur rastësisht në të njëjtin spital në Hardeeville, Karolina e Jugut, SHBA dhe vetëm disa orë larg njeri-tjetrit.

Jo vetëm kaq, por ata qëndronin edhe në të njëjtën dhomë me njëri-tjetrin. Gjithçka u zbuluar rastësisht nga fotografja e të porsalindurve në spitalit‘Coastal Carolina’, Cassie Clayshulte, fotografe e të porsalindurve, e cila fiksoi disa imazhe të ëmbla të dy vogëlushëve shkruan Daily Mail.

“Ishte vetëm një rastësi. Të dy duhet të lindnin më 26 mars, por mesa duket kishin vendosur të vinin në jetë më herët dhe në të njëjtën ditë, çka tregon më mirë se kështu ka qenë e shkruar. Dhe për më tepër, ata i kishin vendosur në një njëjtën dhomë njëri-tjetrin”- tha Clayshulte.

Morgan dhe Edwin Hernandez sollën në jetë djalin e tyre Romeo, pastaj 18 orë më pas Christiana dhe Allan Shifflett mirëpritën lindjen e vajzë së tyre Zhuljeta. Romeo është fëmija e parë i çiftit të ri, ndërsa Zhuljeta ka edhe një vëlla më të madh, Jonas-in.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb