TIRANE- Momente paniku dhe tensioni sot në një nga zonat më të frekuentuara në Tiranë, siç është ajo e ish-Bllokut. Kalimtarët e rastit por edhe banesat dhe bizneset aty pranë ambasadës rusë u tronditën nga një shpërthimi i fuqishëm që vinte nga kati i parë i nëndheshëm i një dyqani fast-food.
Nga flakët e mëdha mbeti i plagosur një person që ishte brenda në byrektore, ndërsa i alarmuar ka dalë jashtë i përfshirë totalisht nga flakët.
“BalkanWeb” ka siguruar fotot nga momenti i ngjarjes në fjalë, ku shihet se si burrit po tentojnë t’i shuajnë flakët. Nga dyshimet e para bëhet fjalë për shpërthim të bombolës që përdorte dyqani për të gatuar, ndërkohë që vijojnë hetimet.





(ed.me/BalkanWeb)
