Rreth orën 19:50 në stadiumin “Anfield” kanë mbërritur dy ekipet, Liverpool dhe Roma, të cilët do të ndeshen për të diskutuar sfidën e parë gjysmëfinale të “Champions League”.

4B827AB800000578-5650613-image-a-86_1524591636955

Ashtu si para ndeshjes me City-n, edhe këtë herë tifozët e Liverpool kanë dalë të presin në hyrje të stadiumit autobusin e ekipit për t’i dhënë zemër futbollistëve në këtë përballje deçizive. Atmosfera e krijuar ka qenë e pabesueshme dhe elektrizuese.

LIVERPOOL VS ROMA

Tifozët kanë kënduar dhe kanë ndezur flakadanë para policëve të cilët ishin të shqetësuar se mos përsëritet e njëjta situatë si para sfidës me City-n e Guardiolës.

4B826AF100000578-5650613-image-a-64_1524590851741

Disa tifozë të Liverpool kanë bërë shumë për të rënë në sy. Ata kanë hipur sipër furgonit të policisë duke brohoritur e kënduar për ekipin e tyre të zemrës.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb