Flamurtari u mund në shtëpi në javën e 15 të Superligës 0-1 nga Laçi, por sipas vlonjatëve ndeshja nuk u përcaktua nga aftësitë futbollistike, por nga gjykimi i dobët e dashakeqës i arbitrit. Flamurtari pretendon se goli i shënuar me penallti nga kurbinasit nuk ishte dhe ndaj tyre u mohua një 11-metërsh i pastër.

Tifozët e klubit vlonjat, duke u nisur nga pretendimet e klubit nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘facebook’ kanë ironizuar me FSH-n. Ata kanë vendosur si arbitra të kësaj ndeshje Armando Dukën si kryesor, Shulkun e Kastratin si ndihmësit e tij.

Kujtojmë që Ilir shulku mbulon pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm në FSHF, ndërsa Tahir Kastrati është Presidenti i Shoqatës së Arbitrave Shqiptarë të Futbollit.

ironia-flamurtari-470x442

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb