KOSOVE– Vajza e aktorit nga Kosova Çun Lajçi, Bubulina Lajçi është gjetur e vdekur në banesën e saj në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Vajza 34-vjeçare është gjetur nga të afërmit pa shenja jete.

Sipas gazetës Express, dyshimet e para të policisë janë se Bubulina Lajçi ka vdekur për shkak të mbidozës nga lëndët narkotike.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar lajmin për vdekjen e një vajze në këtë lagje, por pa dhënë detaje të tjera. Rasti nga policia është cilësuar si vdekje e dyshimtë dhe trupi është dërguar për ekspertizën mjeko-ligjore.
18485298-131751024041730-9180977171420332056-n_1511104309-6326384

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: