TIRANE- Deputetja e PS-së, në qarkun e Elbasanit e ka shijuar në maksimum borën që ra këto ditë e që zbardhi të gjithë Shqipërinë. Në një foto të publikuar nga vetë ajo në rrjetin social, “Facebook”, Evis Kushi shfaqet e veshur me një xhup të zi e kapuç, shtrirë në borë së bashku me dy vajzat e saj të vogla.

Duket se kjo borë që ra, i ka kujtuar sërish fëmijërinë deputetes së Elbasanit që njihet si një figurë serioze e Parlamentit. (Bluetooth/Gazeta Shqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: