Ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu ka takuar në Uashington kryetarin e Parlamentit shqiptar, z Ilir Meta.

Gazetari Sokol Balla ka publikuar këtë foto në rrjetin social, Instagram duke bërë chek, Uashington, ku kryeparlamentari ndodhet këto ditë për vizita zyrtare. Dy miqtë Arvizu e Meta kanë rigjetur njëri-tjetrin dhe kanë pozuar për këtë foto.

Themi dy miqtë, sepse Arvizu kur ka shërbyer me mision diplomatik në Tiranë, me Metën vec takimeve zyrtare kanë pasur dhe takime jashtë punës, si rafting në kanionet e Skraparit.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: