TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ‘godet’ me një foto që ka postuar në faqen e tij në ‘Facebook’. Në të shihet një karikaturë e Bujar Kapexhiut, ‘Funerali i Rilindjes’, ndërsa personazhet janë kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

“Së bashku më në fund po e kallin! sb”, shkruan Berisha në mesazhin e tij përkrah fotos.

Ky reagim përmes fotos vjen në një kohë kur kanë ‘shpërthyer’ përplasjet mes LSI dhe PS, përmes deklaratave dhe kundërpërgjigjeve. Ndërkohë, dy krerët e koalicionit qeverisës Edi Rama dhe Ilir Meta zhvilluan mëngjesin e sotëm një takim në periferi të Tiranës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb