Rrallë të shohësh një burrë që qan. Por lufta të bën burrë dhe superbaba si kjo foto që po qarkullon në uebe.
Fotoja ku babai përqafon duke qarë djalin dhe vajzën e tij ka prekur shumë njerëz. Emigranti sirian sapo i ka shpëtuar vdekjes në brigjet e Greqisë.

Ai është fotografuar nga Danmiel Etter në plazhin e ishullit Kos.

“Ishin 12 persona në një varkë të përshtatshme për tre persona. Varka u fundos afër bregut dhe ata shpëtuan mrekullisht”, thotë fotoreporteri.

Mijëra sirianë si ky prind i largohen Sirisë ku prej disa vitesh lufta gllabëron jetë njerëzish.

Ata i drejtohen Greqisë për të shkuar më pas drejt Gjermanisë në kërkim të një jete më të mirë. Por kushtet dhe mënyra e trajtimit nga forcat e sigurisë greke janë cilësuar shpesh si jonjerëzore. Vetëm në muajin e fundit numri i emigrantëve në detin Mesdhe ka shkuar në 107 mijë.

Mbi 250 mijë persona kanë humbur jetën në Siri si pasojë e luftës.

fotoo

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: