Një lumë në Kolumbi, i quajtur Cano Cristales, është çudia natyrore më spektakolare në këtë vend, sepse lumi ka pesë ngjyra.

Ky lumë që rrjedh përmes vargmaleve të Sierra de la Macarena, që nga korriku deri në nëntor, magjepsë me ngjyrat mahnitëse që reflekton uji i tij: verdhë, gjelbër, kaltër, zi dhe kuq në pjesët më të thella të tij.

Cano Cristales8

Caño Cristales, ndryshe quhet edhe Ylberi i lëngët, i cili krijohet nga fenomeni unik i rritjes së bimëve të kuqe – Macarenia clavigera – në shtratin e tij.

Ngjyrat tjera ndërkaq, reflektohen nga gurët e zinj, algat e gjelbra, ujii kaltërdherëra e verdhë, që krijojnë një efekt të ylberit.

Cano Cristales7

Lumi gjithashtu ka ujëvara, pishina dhe shpella, që e bëjnë atë edhe më dramatik. Për më tepër nuk ka peshq apo gjallesa tjera, kështu që vizitorët mund të lahen pa problem aty.

Cano Cristales15Cano Cristales6Cano Cristales12Cano Cristales11Cano Cristales10Cano Cristales2Cano Cristales14Cano Cristales4Cano Cristales3

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: