SHBA – Një ditë perfekte për të bërë serf me parashutë në Australi, por kjo vajzë e re franceze nuk e ka ditur se sa pranë rrezikut ka qenë.

Isabelle Fabre ishte duke bërë serf, kur papritur kishte vënë re diçka të zezë nën sipërfaqen e ujit, por e kishte neglizhuar, duke pandehur se është hija e tavolinës së serfit.

Por pak caste më vonë, 30-vjeçarja kuptoi se kishte të bënte me një peshkaqen dhe se një gabim fare i vogël mund t’i kishte kushtuar jetën.

E kapur nga paniku, Isabelle tregon se përpiqej të dilte në breg, por era e dërgonte sërish në drejtim të peshkaqenit. Fatmirësisht gjithcka përfundoi mirë për serfisten franceze.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb