SHBA-“This land is your land”, Lady Gaga nga pika më e lartë e NRG Stadium të Houston, zgjedh një këngë klasike për të hapur halftime show-n, e edicionit të 51-të të Super Bowl.

Kënga, e shkruar në 1940, është bërë në ditët e fundit himni i të gjithë atyre që kanë protestuar nëpër rrugët e Amerikës dhe jo vetëm, kundër politikave të Trump, për emigrantët mysliman.

Notat i para të këngës Miss Germanotta i këndoi në majë të NRG Stadium të Houston, në Teksas, më pas ka zbritur ngadalë në skenë.

Me një komplet argjendi dhe një make-up spektakli, Lady Gaga ka magjepsur amerikanët në Shown e Super Bowl, spektakli i cili zhvillohet në intervalin e gjysmës së ndeshjes.

Nga ‘Poker Face’ tek ‘Bad Romance’ duke kaluar më pas tek kënga ‘Born this Way dhe ‘Just Dance’, ylli i pop-it ka performuar me një sukses të jashtëzakonshëm, duke treguar fytyrën e saj të vërtetë prej artisteje, nga kërcimi ekzaltues mes flakëve, në anën e saj më emocionuese, kur ndalon dhe i bie pianos, duke përqafuar një fans të përlotur.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb