Lady Gaga befasoi me stilin e saj glam rock të viteve ’70. Këngëtarja dhe aktorja është fotografuar e veshur me një jumpsuit të ndezur dhe një shall të gjatë teksa doli në New York City të enjten.

Veshja e Gaga-s, të cilen ajo e zgjodhi për paraqitjen e saj me Rolling Stones për shfaqjen e albumit të Hackney Diamonds, përbëhej nga një jumpsuit me temina të kuqe dhe të zezë me një dekolte të thellë dhe mëngë të gjata. Ajo mbante gjithashtu një shall të zi rreth qafës, aksesorë argjendi dhe këpucë me platformë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas USA Today, Gaga performoi një duet me Mick Jagger në ngjarjen surprizë për albumin e ri të grupit, “Hackney Diamonds”, në këngën e tyre të re “Sweet Sounds of Heaven”. Megjithatë, kjo pamje e saj, mund të themi se të kujton pak Harley Quinn, rolin që ajo luan në filmin Joker 2.

Dalja rock e yllit të “Bad Romance” erdhi pasi tregoi pamjen e saj të re të flokëve të mërkurën (18 tetor) jashtë Electric Lady Studios në New York City, të cilën ajo e kombinoi me syze dielli të zeza, çizme deri tek gjuri dhe një xhaketë me vija të mëdha.

Lady Gaga u pa gjithashtu në një veshje tjetër që përbëhej nga një xhaketë sportive shumëngjyrëshe dhe një bluzë e pastër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: