PARIS- Ministri francez i Ekonomisë, Emmanuel Macron ka dhënë dorëheqjen. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e Presidencës. Gjatë këtyre muajve të fundit, Macron, i cili themeloi lëvizjen e tij politike në prill, të cilën ai e përshkruan si një parti që nuk i përket as krahut të djathtë dhe as të krahut të majtë, është izoluar krejtësisht nga presidenti Francois Hollande dhe kryeministri Manuali Valls.

Ka pasur spekulime se 38-vjeçari ka në plan të kandidojë për presidencën franceze në zgjedhje e ardhshme, në vitin 2017. Ai ka mohuar spekulimet lidhur me planet e tij të ardhshme për të kandiduar për president. Ministri i Financave, Michel Sapin do të jetë ministri i ri i Ekonomisë.

Hollande i dha Macronit postin e ministrit në vitin 2014, por idetë e tij liberale ekonomike kanë shqetësuar shumë persona në mesin e Partisë Socialiste në pushtet. Hollande ka falënderuar Macronin për punën e tij në Twitter.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb