Nga molla e gdhendur tek bananet në formë dragoi, nga karrotat e ndërthurura tek patëllxhanet me fytyrën e një personazhi të Dragon Ball.

Janë këto skulpturat e pabesueshme ushqimore të realizuara nga japonezi Gaku. Teknika e prerjes e përdorur nga artisti është një traditë shekullore në Japoni.

Artisti arrin të realizojë skulptura me fruta dhe perime në pak minuta, duke realizuar vepra të vërteta arti.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb