Një numër gjithnjë e më i madh gjermanësh po i drejtohen bregdetit verior të vendit të tyre si vendi i fundit i prehjes, sipas sipërmarrësve të ceremonive të varrimit, të cilët kanë raportuar një rritje të funeraleve në det.

“Vitin e kaluar, hiri i pothuajse se 20 000 personave u hodh në Detin e Veriut dhe detin Balltik“, deklaroi Shoqata Federale e Sipërmarrësve Gjermanë të Varrimeve.

Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës vlerëson se popullariteti në rritje i ceremonive të varrimeve në det lidhen me një lëvizshmëri në rritje në mesin e popullatës.

“Kjo për shkak se hedhja e hirit në det ka përfitime, pasi nuk është e nevojshme për t’u kujdesur për varrin në tokë”, shtoi ai.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: