Napoli triumfoi ndaj Juventusit me rezultatin 0-1 duke rihapur kampionatin 4 javë nga fundit. Goli i Kulibalit i dha fitoren skuadrës së Sarrit. Një fitore e merituar për të kaltrit të cilët e dominuan takimin.

Një paraqitje dinjitoze edhe për mbrojtësin e Kombëtares. Nuk mungojnë vlerësimet e mediave për Elseid Hysajn. Shkodrani është shndërruar në një lider të mbrojtës te napolitanët. Ja vlerësimi i mediave pas ndeshjes:

Goal.com.
Hysaj nota 7: Mundohet ti japë rritëm lojës, duke i zgjeruar nga krahët shpesh dhe me dëshirë. Nuk shkëlqen në krijimin e superioritetit numerik, por provon të jetë shumë solid.

TWM
Hysaj nota 7: Bën detyrën në korsinë e tij: i jep dinamizëm lojës dhe e kërkon gjithmonë pasimin. Përpiqet, me të drejtë, të rrezikojë sa më pak duke u limituar në daljet sulmuese. Dibala, për sa kohë qëndron në lojë, është kockë e fortë, por mbrojtësi shqiptar e mban “urtë”, me të mira apo me të këqija. Më pas bën detyrën edhe me Duglas Kostën, veçanërisht në momentet e fundit kur loja bëhet më e hapur.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/futi-ne-xhep-dibalen-dhe-mandzukic-ja-vleresimi-i-mediave-per-hysajn/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb