TIRANE – Vilma Masha është një ndër emrat më të spikatur të gazetarisë televizive në vend dhe prej vitesh, si një nga figurat qendrore të “Supersport” në DigitAlb.

1

Moderatorja bukuroshe ka vendosur t’i jap fund beqarisë, duke kurorëzuar në altar lidhjen e saj disa vjeçare. E ftuar në emosionin ‘Në Shtëpinë Tonë” Vilma ka treguar se shumë shpejt do të martohet me një djalë që nuk ka lidhje e botën e televizionit.

3

Ai ka jetuar 13 vjet  në Romë dhe aktualisht punon në bankë. Për shumë vite, ata kanë mbajtur një lidhje në distancë, e cila ka funksionuar, madje mfajt mirë. Siç tha Vilma, mes tyre ka pasur gjithmonë mirëkuptim në lidhje me profesionet e tyre.  Përveç planit për martesë, ajo nuk e ka fshehur edhe synimin më të afërt, atë për të pasur një fëmijë.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: