Ka mijëra shtigje për të qenë një grua e suksesshme, megjithëse ka edhe mure dhe kufizime. Por ka edhe disa rregulla që një grua të arrijë atë që do, suksesin.

1. KUPTO CILA ËSHTË LEVIZJA E SUKSESSHME E RADHËS
Nuk është e njëjta këshillë që nxjerrin shpesh nga goja folësit motivues. Të kuptosh lëvizjen e duhur të radhës, do të thotë të lejosh mendjen tënde të forcohet, pa marrë kështu në konsideratë fare se çfarë është “e nevojshme” të bëhet apo të mos bëhet. Oprah Uinfrey thotë: “Bëj lëvizjen e duhur të radhës, e pastaj lëvizjen e duhur të radhës, sepse ti e di që jeta jote është shumë më e madhe se ai moment”.
Harroje që duhet të arrish atë që të tjerët mendojnë se “duhet” ta arrish. Zgjidh të ndjekësh zemrën dhe intuitën tënde.

2. PËRGATITU PËR “MOMENTIN QË DO TË VIJË”
Pavarësisht asaj që mund të jetë perceptuar si një pengesë në jetë, të gjithë kemi aftësinë të shtyjmë përpara – dhe të harrojmë paaftësitë e të shkuarës. Ata që besojnë tek fati do të lënë mënjanë pengesat e jetës dhe do të ecin përpara. Gjërat që kanë ndodhur në jetën tënde – të mira a të këqija – të kanë përgatitur pikërisht për atë që duhet të jesh, në momentin që je duke përjetuar. “Planifikimi” është një anomali për këtë mënyrë të menduari. “Ndërgjegjja” dhe vetëdijësimi janë avantazhe përgatitore; jo strategjia dhe përpikmëria.

3. HARROJI GABIMET
Harro çdo gabim që ke bërë ndonjëherë. E ardhmja nuk do të përcaktohet asnjëherë prej të shkuarës. Mos kufizo aftësitë e tua thjesht për shkak të ndonjë gabimi. Të gjithë bëjnë gabime. Është mënyra si zgjedh të reagosh ndaj tyre, që përcakton suksesin apo dështimin. Mos mbaj mëri, dhe mos hiq dorë nga fuqia jote. Je më mirë se kaq… dhe vetëm ti vendos se çfarë ndodh.

4. RRESHTOJI PERSONALITETIN DHE DHUNTITË E TUA ME NJË QELLIM REAL
E shohim përditë, pavarësisht nëse e kuptojmë ose jo; njerëzit janë fundosur prej trysnisë brenda vetes së tyre, shoqërisë, familjes, me qëllim që të kenë një mënyrë “normale” jetese (për shembull “një vend pune”), për të cilën s’kanë qenë asnjëherë të përshtatshëm.

Harrojeni këtë lloj marrëzie. Askush nuk do të sjellë ndonjëherë një person me aftësi që janë si të tuat. Fuqizoje veten, ndiq pasionin, harroje “destinimin”, dhe lejoi gjërat të shpalosen si të munden.

5. MOS SHIH KUFIZIMET
Sado larg që kemi shkuar si shoqëri, gratë nuk perceptohen po aq “të afta” sa burrat. Mendojeni për një sekondë – dhe kuptoni se sa i shpifur është ky fakt: SHBA ka pasur 45 presidentë dhe asnjëra nuk ka qenë grua.

Gratë e suksesshme nuk munden të kufizohen prej çdo lloj “dobësie” apo kufizimi. Ja si e thotë Ursula Burns, një grua afro amerikane dhe CEO e “Xerox”: “Të gjitha duhet të jemi më të paduruara me status quo-n… duhet ta zhvendosim theksin tek mënyra jonë e të menduarit… nga të menduarit përse uria, varfëria dhe padrejtësia ekzistojnë në botë, tek mënyra si ato mund të eliminohen… Me fjalë të tjera, të gjitha duhet të jemi pak më të paduruara”.

Gratë duhet të jenë këmbëngulëse kur përpiqen të arrijnë suksesin. Ato duhet të rrokin shanset që u paraqiten. Nuk është turp për ta bërë këtë gjë… burrat kanë shekuj që e bëjnë.

6. QËNDRO ME KËMBË NË TOKË
Të gjithë kemi dhunti dhe kufizime, dhe të gjithë kemi aspirata të ndryshme. Madje kemi edhe një farë konfuzioni, për atë se çfarë duhet apo nuk duhet të jenë këto aspirata. Zgjidhja jo dhe aq e thjeshtë, është të mbetesh e vërtetë me vetveten.

Harroji gjithë të tjerët; harroje se si të perceptojnë ata që ke përreth. Kupto çfarë është e rëndësishme për ty, vazhdo të jesh modeste, dhe mbaj në mendje edhe veten, edhe të tjerët.
Nëse arrin një farë suksesi, mos u mburr. Kupto rëndësinë e përulësisë – një tipar shumë fisnik që mungon në botën e sotme. Më e bukura është që, duke ruajtur këtë lloj sjelljeje, më shumë njerëz do të jenë të gatshëm të ndjekin udhëheqjen tënde. /bota.al/

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: