Një profil fals i hapur në ‘Tik Tok” me emrin ne saj, ku denigrohej nga ana morale dhe bullizohej nga kolegët, dyshohet të jetë bërë i vetëvrasjes së një 41-vjeçareje në Durrës.

Nëna e katër fëmijëve, mëngjesin e 2 janarit është transportuar në spital, pasi kishte konsumuar fostoksinë, për shkak të gjendjes së rënduar emocionale që po përjetonte.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton se për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ajo u transportua menjëherë drejt Traumës në Tiranë, ku ka ndërruar jetë një ditë më vonë.

  • foto galeri

Policia ka nisur tashmë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti të rëndë, ndërsa mësohet se gruaja kishte denoncuar një vit më parë pranë autoriteteve këtë adresë false që i denigronte figurën  nga ana morale, por nuk dihet nëse është marrë parasysh apo jo.

Mësohet se gruaja me origjinë nga Dibra, jetonte në Durrës me fëmijët e saj, më i madhi 21 vjeç dhe më i vogli 10 vjeç, ndërsa bashkëshorti ishte emigrant në Greqi, dhe ishte kthyer për festat e fundvitit.

 

BalkanWeb

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb