TIRANE – Moderatorja e njohur Elita Rudi dhe reperi Gjiko, janë ndër çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar.

Dyshja e njohur tashmë po e shijojnë historinë e tyre të dashurisë publikisht. Sonte në emisionin “Xing me Ermalin”, Elita dhe Gjiko kanë treguar takimet e tyre të para dhe xhelozitë e reperit.

Elita është shprehur se një natë e kishte ftuar Gjikon në vend ku kërcehej bachata. Duke qenë se Gjiko nuk dinte të kërcente, Elita është ngritur dhe ka kërcyer me një balerin që e dinte këtë lloj kërcimi.

Gjiko është bërë xheloz nga lëvizjet sensuale të partneres së tij, dhe ia ka ndaluar Elitës ta kërcejë bachata. Ai madje i ka thënë babait të Elitës, se Elita nuk do të kërcejë më bachata. Babai i Elitës i ka thënë “Ku ke qenë më herët more djalë”? Pra të gjithë janë dakort që Elita të mos kërcejë më bachata.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: