PRISHTINE- Të shumtë kanë qenë liderët që kanë reaguar lidhur me vendimin për ligjin e Gjuhës Shqipe, që miratoi sot Kuvendi i Maqedonisë. Mes këtyre zërave ka qenë edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili mirëpriti vendimin

Në një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, miratimi i këtij ligji është një e arritur e lartë demokratike për këtë shtet fqinj, që ndër të parët njohu pavarësinë e Kosovës.

MESAZHI I THACIT
Miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare nga Parlamenti i Maqedonisë është një e arritur e lartë demokratike për këtë shtet fqinj, që ndër të parët njohu pavarësinë e Kosovës. Rritja e të drejtave politike të shqiptarëve në Maqedoni garanton edhe më shumë unitetin qytetar dhe etnik të republikës fqinje.

Përgëzojmë qytetarët shqiptarë për këtë të arritur politike, administrative dhe kulturore.
Miratimi i këtij ligji është një hap i rëndësishëm i zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe forcon edhe më shumë bashkëjetesën dhe perspektiven evropiane të Maqedonisë. HTH
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: