TIRANË- Gjykata Administrative e Shkallës së Parë i ka dhënë të drejtë Ministrisë së Mbrojtjes për vendimin që ka marrë për largimin nga FA të kolonelit në lirim Dritan Demiraj. Por, Gjykata e Apelit vendosi dje të pranojë padinë e kolonelit në lirim, i cili mund të rikthehet në detyrë.

Pas vendimit ka reaguar Ministria e Mbrojtjes, e cila deklaron se do të bëjë rekurs. “Menjëherë sapo të njihemi me vendimin e gjykatës të zbardhur, Ministria e Mbrojtjes do të ushtrojë rekurs përpara gjykatës së lartë”, thuhet në reagimin e MM.

Dritan Demiraj u shkarkua nga Kodheli në dhjetor të vitit 2014. Në një prononcim të shkurtër për “News24” e “BalkanWeb”, Demiraj u shpreh: “E prisja këtë vendim”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb