Nga Klodiana Lala

TIRANË- Për shkak të përfundimit të mandatit, katër anëtarë të Gjykatës së Lartë dorëzojnë detyrën. Bëhet fjalë për gjykatësit, Evelina Qirjako, Aleksandër Muskaj, Guxim Zenelaj e Arjana Fullani, të cilët kanë njoftuar me shkresë individuale kryetarin e gjykatës për largimin nga detyra.

Në mbledhjen e trupës së gjyqtarëve është vendosur për përfundimin e mandatit për pesë anëtarë, pasi kanë plotësuar afatin prej nëntë vitesh të qëndrimit në detyrë.

Por ndryshe nga kolegët e tij, gjykatësi Andi Çeliku do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë, deri në zëvendësimin e tij nga një anëtar i ri.

Lidhur me këtë situatë të re të krijuar, kryegjykatësi Zaganjori ka njoftuar presidentin e vendit Ilir Meta.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që një anëtar i Gjykatës së Lartë dorëzon dorëzon detyrën me mbarimin e mandatit.

Largimi i katër anëtarëve, duket se vë në vështirësi funksionimin e gjykatës, e cila përbëhet nga 19 anëtarë. Për momentin gjykata funksionon me një trupë prej 10 anëtarësh.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb