NGA: Darina Tanushi
Njeriu më i rëndësishëm në PS, pas kryeministrit Edi Rama, Gramoz Ruçi e cilësoi dje “një përgjegjësi të madhe”, fitoren e 74 mandateve. Në një intervistë ekskluzive për “Gazeta Shqiptare”, Ruçi u shpreh se ata nuk e shohin fitoren me eufori, por me realizëm për të përmbushur pritshmëritë e larta të shqiptarëve, socialistë e demokratë. I pyetur në lidhje me zërat se ai do të jetë kreu i ri i Kuvendit, Ruçi u shpreh dje se këto janë komente të medias. “Në momentin e duhur, ka kohë edhe dy muaj që maxhoranca të shpalosë të drejtën e saj për të gjitha institucionet legjislative apo ekzekutive. Kështu që deri atëherë po ia lë në dorë medias të merret”, tha ai.

Zoti Ruçi, a e prisnit të merrnit 74 mandate në këto zgjedhje?
Po, sigurisht që ne e prisnim, pasi për këtë kemi zhvilluar fushatë. Ndaj, ky rezultat ishte një përgjigje që ne morëm nga votuesit shqiptarë. U realizua pikërisht ajo që ne kërkonim dhe vlerësoj mbështetjen që na u dha. Sigurisht kjo është një përgjegjësi e madhe, ndaj ne nuk e shohim as me eufori, por e shohim me realizëm, duke menduar që përgjegjësia është shumë e madhe dhe duhet ta justifikojmë këtë mandat që na u dha nga mijëra shqiptarë.

Ju morët një mandat për të qeverisur vetëm. A do të merrni edhe “bashkëpunëtorë” të tjerë në qeveri, ashtu siç i quajti kryeministri?
Është shpejt për t’i parë këto gjëra. Kemi kërkuar vetëm ritëm më të shpejtë për të ecur përpara dhe s’ka asnjë arsye që ne të mos e ushtrojmë verdiktin që elektorati na dha. Ne do të shpalosim të gjithë përgjegjësinë e nevojshme për të realizuar ato premtime, objektiva dhe pritshmëritë e larta që ka elektorati ndaj nesh. Kur them elektorati, këtu kam parasysh të gjithë shqiptarët, socialistë e demokratë, si dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, në lidhje me zbatimin e reformave, të cilat janë të rëndësishme për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Intervisten e plote mund ta lexoni sot në GSH.al: http://www.gsh.al/2017/06/29/ekskluzive-nga-aleancat-te-qeveria-e-re-gramoz-ruci-kemi-mandat-per-te-veteqeverisur-jo-koalicion-me-lsi-ne/
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: