Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 komentoi sot lajmin e mirë që pritet të marrë Shqipëria nga Komisioni Evropian, ndërsa tha që ka ardhur koha që opozita të vijojë me aksionin e saj, për të ndaluar pushtetin që e ka dhënë Shqipërinë me koncesion. Sipas deputetes, duhet të marrë fund logjika e ndjekur nga qeveria Rama: “Ju flisni (opozita) ne votojmë (mazhoranca)”

A e meriton Shqipëria rekomandimin për hapjen e negociatave me BE?
Mund t’i kishte hapur negociatat edhe më parë, 1 apo 2 vite më parë. Por, nuk kemi pse merremi me të kaluarën, është një proçes që lidhet drejtpërdrejt me reformën në drejtësi, problem i gjithë vendeve të rajonit. Nga pikëpamja ekonomike Shqipëria është fundit që pretendon të hipë në këtë tren. Nga pikëpamja politike ne mbetemi faktor më stabël, pra në marrëdhënie me fqinjët ne gjithmonë kemi mirëkuptues. BE jep rekomandim, jo shpërblim për punën shumë të mirë, por një motivim për ndërtimin e parakushteve që të kemi drejtësi të larguar nga politika.

Zhuramt në politikë, ato në seancat plenare a janë parë me ‘lupë’ nga BE?
Ky rekomandim është në masë të madhe i lidhur me reformën në drejtësi. Nuk ishte vetëm kontributi i klasës politike, por kontribut i SHBA dhe BE. Nuk duhet të shkojmë para me logjikën të bëjmë sikur ligje të mira në letër, të jenë pazbatuara në realitet. Ne i kemi përafruar ligjet por jeta e shqiptarëve nuk është afruar me atë të vendeve të BE. Parlamenti reflekton gjendjen aktuale të politikës

A po e bën opozita detyrën ?
Sot jemi në një situatë, ju flisni neve votojmë. Ky është një shembull ekzakt i demokracisë fiktive. Fat i keq që produkti realizohet me mjete ekstreme, kjo nuk duhet të jetë kështu.

Ju jeni për zgjerimin e PD?
Kuvendi dhe statuti pikënisje për bashkimin dhe zgjerimin. Duhet të vlerësohet kontributi i të gjithëve në bazë të meritokracisë, të shkojë drejt vlerësimit të kontributeve. Shqipëria nuk është më si 10 vite më parë, ndaj edhe PD duhet të ndryshojë, flas për zgjerim drejt shoqërisë.

Ku konsiston hapja dhe bashkimi i PD?
Meritokraci, sistem vlerash. Statuti ka vendosur parakushtet për të çuar më shumë pushtet tek anëtarësia, ka pasur thjeshtime. Mbetem me mendimin që këto parakushte janë pozitive. Siç thamë, për ligjet e mira në letër duhet të shkojnë mirë edhe në praktikë. Se ku ndahen, unë mendoj që për të realizuar bashkimin dhe hapjen secili duhet të çedojë pak nga ambicja dhe egoja e vetë që të ruajmë Partinë Demokratike.

Ju ruani këtë pozitën asnjanëse, apo kështu është më mirë?
Nuk jam përfshirë asnjëherë në debatin e brendshëm kush bën mirë dhe kush bën keq. Nuk kam influencuar vendimarrjen e PD deri sot kam ndjekur vendimarrjet e forumeve, deri sot vijoj të shprehem në bazë të niveleve. Mendoj që është qëndrimi i duhur. Debatet duhet të bëhen brenda forumeve.

I shprehni hapur mendimet tuaja?
Respektoj hierarkinë. Unë mendoj që jo vetëm sot në të gjitha pozicionet që kam qenë kam ditur të mbaj një distancë profesionale. Po jam shumë etike dhe e kujdeshsme në mendimet që jap.

Opozita ka deklaruar që në seancat e Kuvendit s’do ketë më normalitet. Ju çfarë mendimi keni?
Besoj që vendimet merren në mbledhjet e radhës. Opozita duhet ta mbështesë gjëndjen kritike të jetës së përditshme. Shqetësimi më i madh që të gjithë duhet të kemi është pse nuk përmirësohet jeta e shqiptarëve, jeta e përditshme. Neve qeverisemi nga një forcë e majtë, por që ka koncensionuar gjithcka në këtë vend. Kjo Shqipëria e dhënë me koncesnion, rritja e TVSH tek energjia, rritja e çmimit të ujit, nuk indeksohen pagat dhe pensionet… a ka një llogaridhënie për këtë? Shqiptarët kanë zhgënjim të jashtëzakonshëm për të nesërmen, këtë e përfaqëson sot jeta. Tendenca e papërgjegjshme e pushtetit bën që opozita të vijojë me mënyra të ndryshme për të përfaqësuar revoltën e qytetarëve.

 A jemi gati për hapjen e negociatave?
Hapja e negociatave do të thotë kapitujt që përfaqësojnë gjithë jetën e Shqipërisë, nga të drejtat e njeriut tek ekonomia, do të negociohet. Do e përafrojmë sistemin tonë me atë europian? Vështirësia për të shkuar drejt këtij drejtimi është shumë e madhe. Edhe Italia e pati të vështirë sidomos me shkëmbimin e monedhës. A është gati trupa e negociatorëve për negociatat, se ne nuk i njohim kush janë.
Ndërkombëtarët janë mbështetës ndaj Reformës në Drejtësi, të gjitha të dhënat tregojnë se njerëzit janë më të pakënaqur kur nuk ka drejtësi se sa kur ka varfëri.

Si e përjeton PD ditën e sotme?
Këdo që kam takuar nga kolegët sot, të gjithë e konsiderojnë lajm të mirë. Një pjesë e madhe e kolegëve janë marrë me procesin e integrimit dhe e dinë se sa e rëndësishme është kjo. Na është hapur rruga për të marrë notën e mirë.
(m.a/e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: