MAQEDONI- Kryetari i partisë opozitare, VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski ka theksuar se mezi pret që të dëshmojë pafajësinë e tij në gjykatë. Ai ka kërkuar t’i kthehet pasaportën e tij sepse siç ka theksuar, është duke u bërë gati për t’u kthyer në qeveri e jo për të ikur.

“Jam i sigurt se nuk kam bërë ndonjë vepër penale. Ky është progon politik. Mezi pres që të fillojë gjykimi që publiku të vërtetohet për pafajësinë time”, ka theksuar ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, në Gjykatën e Apelit.

Ai u ankua se në prag të zgjedhjeve lokale është në pozitë jo të barabartë me kundërshtarët, sepse nuk ka pasur mundësi që të udhëtojë dhe të lobojë.

“Dëshmi që nuk kam për t’u largaur është fakti që gjithmonë jam kthyer nga udhëtimet për t’u paraqitur në seanca. Por edhe sepse jam njeri familjar, me grua të punësuar, dy fëmijë dhe prindër në moshë për të cilët duhet të kujdesem”, thotë ai.

Prokurori Special, Gavril Bajevski nga ana tjetër theksoi se ish-kryeministri Gruevski vetëm njëherë është paraqitur në pyetje, përkundër dhjetëra ftesave në adresë të tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: