TIRANE – E dini grupin tuaj të gjakut? Nëse jeni A, B, AB ose O? Është koha ta mësoni, pasi duhet të dini edhe nga çfarë sëmundjesh rrezikoheni. Studimet e fundit kanë treguar se llojet e ndryshme të grupit të gjakut lidhen me sëmundje të ndryshme, si sëmundjet e zemrës apo kanceri. Shkencëtarët nuk i kanë zbuluar akoma arsyet e vërteta, gjithsesi, ja çfarë duhet të dini për grupin tuaj të gjakut.

Nëse jeni me grup gjaku A, jeni 20% më të rrezikuar që të vuani nga kanceri në stomak. Për të ulur rrezikun, ju duhet të konsumoni më pak ushqime që kanë përmbajtje të lartë të kripës, pasi nitrati që gjendet tek kripa, mund të konvertohet në një përbërës të rrezikshëm që shkakton kancer.

Nëse jeni me grup gjaku B, jeni 20% më të rrezikuar që të vuani nga diabeti i tipit 2. Për të ulur rrezikun, duhet të filloni të dobësoheni nëse jeni të shëndoshë.

Nëse jeni me grup gjaku AB, jeni 23% më të rrezikuar që të keni probleme me zemrën. Për të ulur rrezikun, duhet të ushtroheni rreth 30 minuta për 5 ditë në javë.

Femrat me grup gjaku 0 kanë më pak vezë se femrat e tjera me grup gjaku A apo AB. Nëse jeni me grup gjaku 0, duhet të ushqeheni shëndetshëm për të rritur pjellorinë. (shendeti)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: