TIRANE– Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka thënë se situata financiare ka ardhur në përmirësim të vazhdueshëm. Gjatë fjalës së tij në konferencën “Zhvillimet në tregun bankar”, Gent Sejko u shpreh se rritja e kredisë ka qenë në nivele pozitive dhe se politika monetare ka qenë stimul për zhvillimin e ekonomisë.

Ai tha se ambicia e Bankës së Shqipërisë mbetet konsolidimi i një tregu të zhdërvjellët dhe likuid.

“Rritja e kredisë ka qenë në nivele pozitive. Industria bankare gëzon shëndet të plotë financiar, e cila është një premisë për zhvillimin e vendit. Këtë vit u mbushën 25 vit nga nivelit bankar dy nivelor. Politika monetare ka qenë stimul për zhvillimin e ekonomisë. Vlerësimet dhe studimet e BSH dhe të FMN tregojnë se tregu financiar ka përmirësim të vazhdueshëm.

Arkitektura e tregut financiar është ende jo e plotë. Vetëm 38 % e të rriturve kanë një llogari pranë institucionit bankar. Besojmë se struktura e tregut bankar stimulon konkurrencën, por zhvillimi i tregut është një sfidë. Ambicia jonë mbetet për një treg të zhdërvjellët dhe likuid”- tha Gent Sejko.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb