Moderatorja e cila është njëkohësisht vajza e aktores, Rita Lati njihet për karakterin e saj të veçantë. Roza Lati ishte e ftuar në emisionin ‘Thumb’ ku ndër të tjera tregoi një histori që i habiti të gjithë.

Roza tregoi se ishte me të dashurin në një lokal dhe ai shpeshherë i hidhte sytë një vajze tjetër. Ajo e kishte kapur mat dyherë dhe në të tretën e kishte paralajmëruar, por ai sërish vazhdonte. Ajo tha se i ka kërkuar atij të zbresë nga makina e saj në autostradë.

“Bashkë me shoqërinë time u mblodhëm në një lokal. Aty ishte një vajzë që kishte ditëlindjen dhe ishte e mbuluar nga lulet. E kapa që i dashuri im po e shihte. E pa për herë të parë dhe i thashë ki kujdes se po të kapa edhe njëherë. Kur e kapa për herë të tretë mendova ja rregulloj unë tani. Atë natë qëlloi që ishim me makinën time dhe sa kaluam autostradën i thashë zbrit nga makina. S’jam legen unë thoshte, ora 10 e darkës s’ka as autobus”, tregoi Roza.
roza lati
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: