I ashpër ka qenë reagimi i ish-trajnerit të Kombëtares, Astrit Hafizi pas humbjes së sotme të Shqipërisë ndaj Bosnjës me shifrat 1-2,. I ftuar në emisionin “Zona Gol” trajneri shkodran i’a faturoi përgjegjësitë për gjendjen e skuadrës pikërisht Gianni De Biasit
“Skuadra duket e vrarë moralisht, pas humbjes në Itali. Mendoj se grupi është prishur, pas largimit të dy lojtarëve, motivimi nuk ekziston, lojtarët duket qartë që nuk kanë shumë impenjim, edhe pse ishte një ndeshje shumë e rëndësishme. Mendoj se drejtuesit duhet të gjejnë lojtarë më të karikuar, më të motivuar, ndërkohë që disa lojtarë janë të sforcuar, si Hysaj, i cili nuk duhej të luante fare. Ritmi ishte i ulët, loja kishte amulli, nuk e di për çfarë i ka shërbyer De Biasit kjo ndeshje. Motivimi ishte zero dhe ndeshja nuk ka ka shërbyer fare për Izraelin. De Biasi kërkon të na bëjë budallenj. Jemi katër vetë këtu në studio dhe thotë që duhet të fitojmë. Ose ne jemi injorantë futbolli, ose ai di shumë më shumë se ne.” ka thënë Hafizi.

(i.ç/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb