Nga: OLA MITRE*TIRANE-Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka pub likuar 2243 vende të lira pune, të shpërndara në 65 qytete në vend. Për to mund të kandidojë çdokush që plotëson kriteret e kërkuara nga punëdhënësi përkatës, ndërkohë që sot “Gazeta Shqiptare” publikon të plotë listën me vendet e lira të punës, qytetet në të cilët ato ofrohen si dhe afatin përfundimtar kur mund të aplikohet për përfitimin e tyre. Aplikimi për to mund të bëhet online, pasi faqja zyrtare e Shërbimit Kombëtar të Punësimit (puna.gov.al) iu jep mundësi të interesuarve të aplikojnë direkt për vendin ku dëshirojnë të punësohen. Për të kryer këtë procedurë duhet të jeni të regjistruar në sistem, pasi në rastin kur ende nuk keni krijuar llogarinë personale, keni të drejtë të vizitoni të gjitha ofertat e punës, por nuk iu jepet mundësia e aplikimit për një vend pune.

Këtë të drejtë e merrni pasi keni krijuar profilin e punëkërkuesit, i cili përmban të dhëna bazë si: Emri, mbiemri, ditëlindja, numri i kartës së identitetit, gjinia apo adresa e-mail. Pas regjistrimit të këtyre të dhënave, sistemi dërgon automatikisht fjalëkalimin në adresën e postës elektronike, i cili të mundëson aksesueshmërinë në faqe si dhe aplikimin për vendet e lira të punës. Sa u takon vendeve të publikuara, ka një larmishmëri profesionesh dhe zanatesh, duke filluar nga rrobaqepësit, operatorët e kompjuterit, picajolët, sanitaret, mekanikët, rojet deri tek inxhinierët, farmacistët, dentistët, ekonomistët, punonjësit socialë.

(a.n/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: