KOSOVE-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në konferencën Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i reformave, dhe Integrimi Evropian ripërsëriti qëndrimin e tij për liberalizmin e vizave për Kosovën, duke thënë se ai beson që këtë vit Kosova do të fitoj këtë të drejt raporton “Zeri.info”.

“Është vështirë me fol për 10 vjet e ardhëshme por Kosova është e përcaktuar është euroatlantike dhe synon integrimin në BE. Çka ndodh me Kosovën në këto 10 vjet janë dy forca, e para jemi ne vet, pra mënyra se si i kryejm punët dhe sa jemi serioz në atë rrugë dhe sa jemi të përkushtuar të i bëjmë këto 10 vjet të suksshme”, tha Haradinaj.

Duke folur për 10 vitet e ardhëshme të Kosovës, Haradinaj tha se beson se këtë vit Kosova do të fitoj liberalizimin, raporton Zeri.info.

“Në fund të këtij viti Kosova besoj e fiton një të drejt atë të liberalizimit të vizave. Deri në fund të ketij viti mund të ndodhin avansime të mëdha me shtetin serb, edhe pse kjo është një marrëveshje sfiduese”- tha ai.

Ai tha po ashtu se më shumë i është dhënë rëndësi Serbisë nga ana e BE-së për shkak edhe të Rusisë.

“BE-ja është e fortë aq sa është hallka e saj më e dobët e fatkqësisht kjo hallk jemi ne pra Ballkani Perëndimor. Janë disa aspekte që nuk varet nga ne, një pjesë e energjisë duhet të vjen nga Washingtoni, Brukseli e besa edhe Berlini për shkak të pozitës që ka”- theksoi Haradinaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: